Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë protagonist i kronikave rozë. Pas zërave për një flirtim të tij me Madalina Ghenea, këtë radhë emri i tij vihet përkrah atij të Chiara Nastit.
Ditën e Shën Valentinit, talenti i Romës i dhuroi influenceres bukuroshe napoletane që pëlqehet edhe nga Neymar, një buqetë me trëndafila të kuq në qendër të së cilës ishin trëndafila të bardhë që formonin numrin 22(numri i fanelës së tij).
Nasti që ka rreth 2 milionë ndjekës në Instagram e ripublikoi foton në profilin e saj në Instagram dhe në harkun e pak minutave ajo u bë virale. Më pas postoi një foto ku dukej edhe Colosseo.
Sfidanti.al