Me cilin sy e sheh Solskjeri renditjen e Premier Ligës?

Diferenca me vendin e parë është 7 pikë dhe mund të shkojë në 10. Kaq larg është Mançester Junajtidi i vendit të dytë nga Mançester Siti i kreut, madje është në të njëjtën kuotë pikësh si Leisteri. Gjithsesi, edhe pas barazimit 1-1 në fushën e Uest Bromit, trajneri i “djajve të kuq”, Ole Gunar Solskjer, nuk mendon se duhet të dorëzohet. “Ne nuk do ta lejojmë Sitin që të marrë arratinë drejt titullit, – tha ai, – ne kemi shanset për të dalë kampion dhe do të luftojmë deri në fund. Shpejt do të ndeshemi me ta, sezoni është i paparashikueshëm dhe ne nuk do të pranojmë që të dalim të dytët. Nuk duam që të flasim tani për këto gjëra, kampionati është ende i gjatë. Mendoj se është një kompliment i madh për djemtë fakti që jemi në këtë pozicion që jemi sot”. Siti ka 53 pikë në 23 ndeshje, ndërsa Junajtidi ka 46 pikë dhe ka luajtur 24 ndeshje.

Sfidanti.al