Nojer po shërohet përpara kohe, ç’do të ndodhë me Zomerin dhe Nybelin?!

Tek Bajerni duhet të mendojnë për sezonin e ardhshëm, ndërsa kapiteni po përparon shumë shpejt. Manuel Nojer është kthyer në stërvitje individuale në Mynih, dhe sipas mediave gjermane do të bashkohet në stërvitje me skuadrën shumë shpejt. Pritet që ai të jetë gati edhe përpara fazës përgatitore, ndonëse nuk thuhet saktë se kur, ndërsa pikëpyetja mbetet se çfarë zgjedhjeje do të bëjnë drejtuesit. Ata duhet të shohin nëse portieri i lavdishëm do të jetë në formën e duhur, ashtu siç ka qenë më parë, dhe kjo do të thoshte që Zomer dhe Nybel duhej të largoheshin. Me gjasë, duhet të presim ende për të parë se çdo të ndodhë tek Bajerni.

Sfidanti.al