Sokol Cikalleshi ndal Ronaldon, ekipi i tij më pranë mbijetesës në Arabinë Saudite!

Ishte dueli më emocionues i sezonit. Sokol Cikalleshi, sulmuesi i kombëtares shqiptare, u ndodh përballë një superylli të madh si Kristiano Ronaldo, ndërsa ekipi i tij Al Halixh, shkoi në fushën e Al Nasrit. Sfida e Ligës Profesioniste Saudite ishte tepër e fortë dhe për habi përfundoi 1-1, një dështim për Ronaldon, dhe një sukses për Cikalleshin, ndonëse asnjëri prej sulmuesve nuk mundi të shënonte. Ylli kuqezi nuk mundi të dallohej në një përballje tepër të vështirë, në stadiumin e njërit prej pretendentëve kryesorë për titull.

E vërteta është që Ronaldo bëri shumë, u përpoq pa fund për të shënuar dhe për të ndihmuar Al Nasrin drejt një fitoreje që ishte jetike. Portugezi 38-vjeçar nuk ia doli, i mbuluar fort nga mbrojtësit miq, e padyshim në formën e tij ndikon edhe mosha aspak e vogël. Golat u zgjidhën shpejt, me Al Halixhin që kaloi në epërsi që në 4’, dhe Al Nasrin që barazoi në të 17-ën. Ky barazim ndihmon ekipin Cikalleshit që të jetë jashtë zonës që të zbret nga kategoria, ndërsa dëmtoi shumë shanset e Ronaldos për titullin. Al Nasri është 5 pikë prapa Al Itihadit që kryeson, kur duhen edhe 4 javë kampionat.

Sfidanti.al