Xhimi Batler si legjendat Xhordan, Lebron, Kobi, Durant dhe O’Nill!

Shënoi 27 pikë dhe shërbeu 10 asistë duke ndihmuar Majemin që të fitonte ndeshjen e katërt gjysmëfinale të plej ofit ndaj Nju Jorkut. Gara për finalen në Lindje vazhdon, ndërsa Xhimi Batler është bashkuar me një grup të zgjedhur basketbollistësh të NBA-së. Kjo, sepse ai shënoi të paktën 25 pikë në 10 ndeshje radhazi plej ofi, diçka që prej vitit 1995 e kanë bërë Majkëll Xhordan, Lebron Xhejms, Kobi Brajant, Shakil O’Nill dhe Kevin Durant. Po ashtu, ai barazoi rekordin e Majemit për pikët në plej of, rekord që mbahej nga Duejn Uejd.

Sfidanti.al