Ky ekip pritet të ketë pretendime të mëdha këtë sezon. Njukasëlli besohet se do të jetë pretendenti më i ri në garën për titull ose për Championsin në Premier Ligën angleze, ku konkurrenca mund të përfshijë 7 skuadra. Pas afrimit të mbrojtësit Botman dhe një portieri, trajneri Edi Hërn, kërkon patjetër një sulmues të fortë dhe për këtë rol ka piketuar Armando Brojën. Mediat angleze shkruajnë se Njukasëlli mund të bisedojë me Çelsin për dy versione të transferimit të sulmuesit të kombëtares shqiptare. Klubit që financohet nga familja mbretërore e Arabisë Saudite nuk i mungojnë aspak paratë, veçse mund të provonte që ta merrte 20-vjeçarin në huazim. Kjo mund të ishte e pranueshme për Blutë e Londrës, pasi do t’i jepte mundësi Brojës që të luante në nivele edhe më të larta se sezonin e kaluar, sërish në Premier Ligë, por tashmë me një ekip më të fortë sesa Sauthemptoni, me të cilin shkëlqeu vjet. Nëse do të vinte puna për të blerë kartonin, nuk besohet se Njukasëlli do t’i kishte problem 30 milionë paundë stërlina. Po 30 milionë paundë është gati të paguajë Uest Hemi, ndërsa shqiptarin e duan edhe Sauthemptoni, Leisteri apo Napoli.
Sfidanti.al