Po flasim për mosha që normalisht nuk quhen aktive. Sportistë të kalojnë 35, 40 apo 45 vjeç, nuk janë më pjesëmarrës të kampionateve normale, me ndonjë përjashtim të rrallë, por ata vazhdojnë të konkurrojnë si veteranë. Kështu bën edhe Dorian Çollaku, ish-kampioni i Shqipërisë në gara teknike, që arriti një sukses të madh në Kampionatin Botëror të atletikës për veteranë në Tampere të Finlandës. Çollaku u shpall dy herë kampion i botës në moshat deri 45 vjeç, duke shkëlqyer si pak të tjerë. Ish-kampioni shqiptar për të rritur, fitoi medaljen e artë në hedhjen e çekiçit, që është specialitet i tij e duke arritur rezultatin 60 metra e 90 centimetra. Ai i la shumë prapa rivalët e tij, Tarvainen nga Finlanda dhe Merila nga Estonia, që mezi arritën 52 metra. Të artën e dytë, Çollaku e mori në specialitetin që quhet hedhje e peshave. Kombëtarja shqiptare e veteranëve mori pjesë në këtë kampionat masters edhe me 3 sportistë të tjerë, dhe pikërisht Xhavit Dërhemin për moshën deri 70 vjeç në hedhje disku e pesëgarësh si dhe Bruno Puqjen deri 35 vjeç në 1500 metra.
Sfidanti.al