Barça, rëndësi ka që more Kesien e Kristensenin, jo klauzolat 1 miliardë euro!

E kemi thënë që në Spanjë kjo puna e transferimeve është si koridat e demave, një lloj spektakli ku kënaqet edhe publiku. Barcelona ditën e sotme i bëri të ditur gjithë botës se ka bërë të vetët dy futbollistë, Frank Kesien e ardhur nga Milani dhe Andreas Kristensenin nga Çelsi. Në një periudhë krize financiare dhe borxhesh, katalanasit ia kanë dalë të bëjnë dy goditje me kosto zero të paktën lidhur me kartonin, pasi mesfushori dhe mbrojtësi erdhën si lojtarë të lirë. Natyrisht që ata do të kenë rroga të larta, ndërsa sipas traditës në Spanjë, klauzolat do të jenë fantastike, pra të tilla që as nuk mund të realizohen, por vetëm do të bëjnë që tifozët të kënaqen virtualish. Secili prej tyre e ka klauzolën e transferimit 500 milionë euro.

Sfidanti.al