Njukasëlli duhet të nxitojë, Evertoni i bashkohet Uest Hemit për 30-milionëshin Broja!

Kartoni i tij kushton për momentin 35 milionë euro, ndonëse nuk dihet nëse Çelsi do ta vendosë tabelën e çmimit në vitrinat e klubit. Për Armando Brojën radha jo vetëm po bëhet e gjatë, por edhe veprimet po kthehen gjithnjë e më konkrete. Evertoni mësohet se i është bashkuar Uest Hemit në gatishmërinë për të biseduar me Blutë e Londrës për kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, i cili mund të kushtojë të paktën 30 milionë euro. Njukasëlli thuhet se gjithashtu e dëshiron, dhe mund të ishte ekipi më tërheqës pasi ka më shumë pretendime, por mund ta marrë hua ose ndoshta edhe të paguajë. Sidoqoftë, duhet pritur për gjykimin e trajnerit Tomas Tuhel pasi ta ndjekë në fazën përgatitore.

Sfidanti.al