Një futbollist i Premier Ligës i arrestuar në Londër, është lojtar kombëtareje

Nuk dihet saktësisht kombësia e tij, ndërsa emri nuk mund të jepet nga mediat për shkak të sekretit të hetimit. Gjithsesi, lajmi është që një futbollist i Premier Ligës dhe që luan për një ekip kombëtar është arrestuar në Londër, i akuzuar për përdhunim në një sulm që besohet se ka ndodhur në qershor. Për momentin, lojtari është i ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje për atë që mund të ketë ndodhur. Sipas mediave, ai është pranë moshës 30 vjeç.

Sfidanti.al