Dëgjoni miq, edhe Militao rinovon me klauzolë 1 miliardë euro!

Se kujt do t’i shtojë “bira e mendjes” (siç thonë shkodranët) që të shpenzojë kaq shumë për të, këtë le ta gjejnë në “Santiago Bernabeu”, por gjithsesi “teatri absurd” në Spanjë vazhdon me sukses të plotë. Reali rinovoi kontratën me qendërmbrojtësin Eder Militao duke i vendosur “etiketën” 1 miliardë euro “mallit” të vet futbollistik. Braziliani, titullar i ekipit të trajnerit Karlo Ançeloti, hodhi firmën në kontratë me vlerë deri në 2028, duke ndjekur shembullin e Vinisiusit apo të Rodrigos, pra presidenti Florentino Perez mbaroi punë me brazilianët e tij.

Sfidanti.al