Një prizrenas shkëlqen në Bundesligë, Rexhbeçaj është heroi i Këlnit!

Nuk ishte një fitore e zakonshme, pasi po luanin ndaj një kundërshtari më të fortë dhe që i kishte mundur në shtëpi. Futbollistët e Këlnit gjithsesi patën një “armë plus” në duelin ndaj Borusias së Mynshengladbahut dhe ky ishte Elvis Rexhbeçaj, autor i të dy golave në fitoren 2-1 për Bundesligën. i huazuar nga Volfsburgu, djaloshi i lindur në Prizren dhe që ka pasaportën e Gjermanisë, bëri që të shtangej ekipi që ndodhet në turin e dytë të Championsit.

Rexhbeçaj shënoi në minutën e 3-të për 0-1 dhe pastaj në minutën e 55-të për 1-2, duke bërë të pavlefshëm golin e realizuar nga Nojhaus për Gladbahun në 16’. Në moshën 23-vjeçare ai duket se po arrin pjekurinë e duhur si futbollist, dhe si mesfushor ka realizuar 5 herë këtë sezon në Bundesligë. Ai ia doli edhe në ndeshjen e fazës së parë ndaj Gladahut, humbur 1-3 në shtëpi. Edhe pse i ri, ka luajtur 60 ndeshje Bundeslige deri tani si dhe 47 në Ligën Rajonale dhe 6 në Kupën e Gjermanisë. Kosova do të kishte dëshirë që ky prizrenas të luante për të, por për momentin Elvisi duket se ka dëshirë të marrë një ftesë nga Gjermania, ndonëse kjo duket e vështirë.

Sfidanti.al