Shanset e pakta për rikthimin në kalendarin e MotoGP të Cmimit të Madh të Argjentinës që u anulua në 2020 dhe që këtë vit u shty për në fundin e sezonit, janë bërë thuajse zero. Kjo për shkak të një zjarri të madh që në orët e fundit pushtuan në pjesën e lartë të struktures që ka garazhet, sallën e shtypir dhe zonën VIP të Pistës Termas de Rio Hondo
Operacionet për shuarjen e zjarrit në pistën argjentinase u vështirësuan edhe nga era e fortë që ndikoi në përhapjen e flakëve.E gjithë ndërtesa u dëmtua praktikisht, ndërkohë që zjarrfikësit punuan për të shpëtuar Muzeun Juan Manuel Fangio.
Për këtë incident të frikshëm kanë nisur hetimet për gjetjen e shkakut të rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet konfirmuan se për fat të mirë nuk ka viktima apo të plagosur. në këtë pikë, zhvillimi i garës së MotoGP në Argjentinë bëhet praktikisht e pamundur për shkak të zjarrit që sipas raportimeve të para kanë shkaktuar dëme të mëdha me vlerë miliona Euro
sfidanti.al