Nuk janë të gjithë të lumtur për trofeun e “Topit të Artë”. Ka shumë figura të futbollit që mendojnë se ky trofe i reklamuar bujshëm nuk është lavdi për futbollin, por shkon më shumë në interes të individit, aq sa cënon edhe natyralitetin e grupit në lojë.
Arturo Vidal ( Bajern i Mynihut): “ Futbollistët që kanë më shumë marketing janë edhe fituesit e trofeut”.
Arsen Venger ( trajner i Arsenalit): “Unë nuk jam një admirues i këtij trofeu. Bile, mund të them se jam kundër. Kam parë karriera që të shkojnë dëm për shkak të fiksimit pas çmimit individual. Ky është problem për futbollin modern”.
Diego Maradona ( ish-futbollist): “ Jam i lodhur duke e thënë: është veçse politikë.Kur nuk është e drejtë dhe e pamerituar, futet në lojë marketingu dhe bën diçka të padrejtë. Rasti i Mesit, që as nuk donte ta merrte trofeun”.
Frenk Riberi ( Bajern Mynih): “ Topi i Artë është tërësisht politikë. Fabio Kanavaro e fitoi këtë trofe vetëm e vetëm se Italia u shpall kampione e Botës. Një rast tjetër: kam parë Blaterin duke përqafuar Ronaldon dhe familjarët e tij, duke zbuluar se gjithçka ishte parapërgatitur. Të duhet të mendosh nëse ia vlen të shkosh në një ceremoni të tillë, apo për të bërë foto”.
Andrea Pirlo ( ish-futbollist iItalisë): ” Më pyesin disa përse nuk e kam fituar Topin e Artë. Pse do ta lakmoja edhe unë. i kam thënë, derisa Ksavi dhe Iniesta nuk e kanë fituar..”