“Ngecin” negociatat, kalimi i Samardzic tek Inter në “udhëkryq”

Teksa gjithçka po shkonte pranë fundit dhe gjatë kësaj jave pritej të vinte dhe zytarimi i talentit serb të mesfushës së Udinese, Lazar Samardzic, te “zikaltërit” e Inter, me këta të fundit që për kartonin e Samardzic, do të japin 15 milionë euro, si dhe shërbimet e “fantazistit” të Inter, Giovanni Fabbian, me këtë të fundit që do të ketë një klauzolë të veçantë në kontratë për blerjen e tij. Përsa i përket kontratës personale, Samardzic do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, e cila pritet të skadojë në verën e vitit 2028, ndërsa për pagën e lojtarit te “zikaltërit” nuk është zbuluar ende ndonjë detajt.

Mirëpo, këtë të premte ka dalë në skenë një detaj i ri, i cili mund të “hedhë në erë” marrëveshjen e arritur më parë, pasi në vizitën e sotme në klub, babai i lojtarit, i cili është dhe menaxheri i tij ka “devijuar” nga akordi i gjetur mes Inter dhe futbollistit, teksa kishte pretendime të tjera ekonomike. Në këtë situatë, bordi “zikaltër” ka ndërprerë menjëherë bisedimet dhe i ka dhënë dy ditë kohë, për të pranuar marrëveshjen e arritur pak ditë më parë, apo për të anuluar plotësisht transferimin e serbit në “Meazza”. Bayern Munchen, më në fund e mbylli operacionin për Harry Kane. Sulmuesi aq i dëshiruar nga bavarezët, mund të prezantohet që këtë të shtunë, në fund të Superkupës që kampionët e Gjermanisë do të luajnë kundër Leipzigut në “Allianz Arena”, teksa ditën e sotme ka mbërritur në Mynih ku do të kryejë ekzaminimet mjeksore.

 

sfidanti.al