Lloris do Çampions, “veterani” francez dëshiron kalimin te “shqiponjat” e Serie A

Pavarësisht “yjeve” që ka në ekip, londinezët e Totenhem, nuk arritën më shumë se vendi i 7-të në kampionat sezonin e shkuar, duke mos arritur kështu kualifikimin në fazën e grupeve të Çampions Ligë, por vetëm në Ligën e Konferencës. Kjo “aventurë” në Evropë, duket se nuk pëlqehet shumë nga nga kapiteni, Hugo Loris, me “gardianin” francez që sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë në elitën e futbollit evropian dhe mesa duket diçka të tillë është e gatshmë t’ja ofrojë skuadra e Lacio.

“Shqiponjat” e kryeqytetit italian, të drejtuara nga tekniku Maurizio Sarri do të luajnë në Çampions sezonin e ardhshëm dhe pavarësisht se kanë plot 4 portierië në ekipin e tyre të parë janë duke menduar transferimin e “veteranit” francez. Në krahun tjetër, Loris ka dhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Tottenham, por duket se “gardiani” është i vendosur të largohet nga Londra, teksa raportohet se është i gatshëm të arrijë dakordësinë me klubin, për ndërprerjen e kontratës.

 

sfidanti.al