Nga trajneri i muajit te humbja 2-5, Tuhel kjo nuk është Bundesliga

Erdhi nga Franca, me pasaportën europiane, por padyshim edhe gjermane, dhe u quajt një pasurim për ligën më të fortë të botës. Tomas Tuheli në Bundesligë ishte një vazhdim i modës, sipas së cilës më të shquarit emra të stolit shtegtonin në ishullin e futbollit të madh, ashtu si Murinjo, si dikur Vengeri, si Klopi, Guardiola, Ançeloti, Poçetino apo Konte.

Kur arriti 14 ndeshje radhazi pa humbje, një rekord për Çelsin, Tuheli u shpall trajneri i muajit mars (të premten), por kaloi vetëm një ditë dhe fatkeqësia i ram bi kokë. Blutë e Londrës të “prijësit gjerman” u dërrmuan 2-5 në “Stemford Brixh” nga Uest Bromi, pra nga ekipi i vendit të parafundit. Kjo humbje ishte një shuplakë syve, që i nxorri “xixa”, një disfatë që mund ta dënojë në garën për në Champions, ndërsa ish-ylli i Çelsit dhe i Anglisë, Eshli Koul, duke folur për televizionin “BT Sport”, deklaroi: “Ky është një mësim për Tomas Tuhelin, kjo nuk është Bundesliga, është Premier Liga, niveli është shumë i lartë dhe Uest Bromi ka mjaft lojtarë të mirë, por ndoshta ai e nënvleftësoi si ekipin e parafundit”.

Sfidanti.al