Nga Pogba tek Levandovski, Bajerni ka plane të mëdha për të realizuar

Pas dështimit për të marrë Erling Halandin (gjë që zemëroi shumë sulmuesin kryesor nga Polonia), tek Bajerni duan që të bëjnë një veprim të guximshëm. Klubi gjerman shpreson që të mbajë Levandovskin, por edhe që të shtojë një mesfushor klasi si Pol Pogba. Përtej çdo problemi që francezi ka pasur tek Mançester Junajtidi, bavarezët besojnë se do të arrijnë “ta shtrojnë” kampionin e botës dhe do t’i ofrojnë shanse për trofe. Nëse marrin Pogbanë dhe mbajnë Levandovskin, tek Bajerni mund të mburren se ende vazhdojnë të jenë skuadër e madhe, që mund të tërheqin yje të rëndësishëm. Pogba do të vinte pa shpenzime për kartonin, përveçse një rroge vërtet tepër të lartë. Levandovski, ndërkaq, dëshiron të largohet, edhe pse nuk dihet nëse Barcelona do të ketë mundësi ta përballojë financiarisht, pasi kartoni i tij vlen të paktën 40 milionë euro, plus rroga deri në 30 milionë euro.

Sfidanti.al