Sadio Mane flet “qesh e ngjesh”: Isha më i lumtur kur fitoja trofe!

Ka provuar të marrë Championsin në 2019 dhe Premier Ligën në 2020, por prej 2 vjetësh ende nuk po sheh suksese kaq të mëdha. Dakord, Liverpuli ka fituar Kupën e Ligës dhe mund të fitojë edhe gjëra të tjera, por që ende nuk i ka marrë, dhe Sadio Mane është në pritje. Sulmuesi nga Senegali është gjithashtu në pritje për bisedimet për kontratën e re, pasi e vjetra përfundon në 2023. Flitet se Bajerni është i interesur për të, ndërsa vetë Maneja nuk komenton për këtë gjë, kur pyetet nëse është i lumtur tek Liverpuli. “Padyshim që po, – ishte përgjigja e tij, – por, isha më i lumtur kur fitonim trofe”. Afrikani shtoi se për momentin mendohet vetëm për ndeshjet dhe për të fituar titujt, jo për të ardhmen. Lajmet nga Anglia janë që Liverpuli pritet të hapë bisedimet me 29-vjeçarin pasi mësoi se Bajerni mund të ndërhynte.

Sfidanti.al