Inzagi: Ne nuk dorëzohemi kurrë, e doja fort këtë kupë!

Në të vërtetë, prej tij nuk kërkohej një trofe i tillë, edhe pse është i mirëseardhur. Objektivi i sezonit ishte titulli i cili duket se po i shkon Milanit, një “pilulë e hidhur” për t’u “gëlltitur”, ndaj edhe Kupa e Italisë, që i shtohet Superkupës, mund të jenë arsye për t’u gëzuar. Simone Inzagi duket se mendon pikërisht kështu. “Kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë, – thotë ai, – jam i kënaqur për djemtë, për klubin dhe sidomos për tifozët. Ndeshja jonë ishte shumë e mirë ndaj një rivali shumë të fortë. Duhej të ishim më të kujdesshëm te golat, por kur luan 50 ndeshje në sezon ndodh që të lodhesh. E doja shumë këtë trofe, dhe është e drejtë që ekipi të gëzohet për fitoren”.

Sfidanti.al