Mesi është sportisi më i pasur për vitin 2021!

Në fushën e lojës nuk ka pasur shkëlqimin e kaluar, dhe më shumë është folur për Mbapenë, Salahun, Halandin, Benzemanë, De Brujnen apo edhe Kristiano Ronaldon, por gjithsesi kur vjen puna tek fitimet Lionel Mesi nuk di të bjerë poshtë. Superylli argjentinas i Paris SG arriti deri në 131 milionë USD fitime në 2021, që bëjnë rreth 126 milionë euro, duke lënë pas legjendën e NBA-së, Lebron Xhejms. Ylli i basketbollit fitoi 121 milionë USD. Në vendin e tretë, Kristiano Ronaldo që mbetet një ikonë e rrjeteve sociale dhe e publikut botëror. Portugezi i Mançester Junantidit fitoi 110 milionë euro vitin e shkuar, që përkthehet në rreth 115 milionë USD. Pas tyre vijnë Nejmar i PSG-së me 91.5 milionë euro (95 milionë USD) dhe Stefën Kërri i Golden Stejtit me rreth 93 milionë USD. Numri 1 i vitit të kaluar, luftëtari i arteve të përziera marciale, Konor Mekgregor, përfundoi jashtë 10 vendeve të para.

Sfidanti.al