Nga Mesi tek Ramosi, Paris SG ka vërtet rroga “sheikësh”!

Lionel Mesi thuhet se do të fitojë 40 milionë euro në sezon tek PSG, por edhe presidenti Al Helaifi e pranoi në konferencë për shtyp se flitet për rreth 1.2 milionë euro në javë. Kjo do të thotë mbi 60 milionë euro në vit, pra është një shifër e jashtëzakonshme, edhe pse më e ulët sesa ajo që i jepte dikur Barcelona. Paris SG ka edhe rrogat e tjera të nivelit tepër të lartë pasi Nejmar fiton 36.8 milionë euro në sezon, ndërsa Kilian Mbape është për momentin në 18 milionë euro. Nëse sulmuesi pranon rinovimin, ai do të ketë rrogë të barabartë me Nejmarin. Pas tyre vijnë Markinjos, Verrati, Di Maria, ndërsa Ramosi që është në vend të 8-të fiton 10.8 milionë në vit.

Sfidanti.al