Shumë vite më parë ata nuk njiheshin, dhe madje Korina ishte e dashura e rivalit të tij, Hajnc Harald Frencenit. Gjithsesi, erdhi një moment që vajza e re 25-vjeçare ndjeu diçka për pilotin e famshëm të Formula 1, Mikael Shumaher, dhe në 1995 ata u martuan. Pas 18 vitesh martesë të lumtur, ndërsa Shumi mbylli karrierën në 2012 si 7 herë kampion i botës, dhe Korina pati gjithashtu lavdinë e saj si kampione e Europës në kalërim “uestern” në 2010, nuk qe e thënë që ata të kalonin një jetë të mbarë. Në janar 2013, Shumaheri pësoi aksidentin e rëndë në alpet e Francës dhe që nga ajo kohë Korina i vuri vetes vetëm një qëllim, të bënte të pamundurën që i shoqi të mbijetonte. Ajo ja arriti qëllimit, edhe pse sipas njerëzve pranë familjes, Mikaeli është në gjendje “vegjetuese”, ai kupton, por nuk komunikon dot, ndërsa mund të hedhë disa hapa me ndihmën e të tjerëve. Ish-shefi i Ferrarit, Zhan Todt, sot shef i FIA-s, thotë se Shumaheri mbijetoi falë mjekëve dhe Korinës, ndërsa ende shpreson që ai të ketë një përmirësim gradual, por që të jetë në gjendje për të jetuar aktivisht.
Sfidanti.al