Liverpuli më në fund bëhet i gjallë, ia merr “në kthesë” Barçës për Renato Sançezin!

Futbollisti 23-vjeçar gradualisht po arrin pjekurinë e duhur në karrierë, dhe nuk është më ai adoleshenti që e humbi fare kur veshi fanelën e Bajernit. Sot është ndryshe dhe Renato Sançez jep garanci, ndaj Liverpuli e Barcelona janë në garë për ta marrë. Besohet se klubi anglez është favorit për vetë gjendjen shumë më të mirë financiare që ka, dhe për rrogën e lartë që mund të japë. Kartoni i lojtarit të Portugalisë, që luan për Lilën në Francë, shkon deri në 46 milionë euro dhe Jurgen Klopi është i vendosur të veprojë për të forcuar mesfushën, sidomos pas largimit të Vajnaldumit për tek Paris SG. Liverpuli deri tani ka marrë mbrojtësin Konate nga Lajpcigu, por mund të marrë edhe lojtarë të tjerë, siç flitet për adoleshentin belg, Zheremi Doku që ka karton që kushton deri në 43 milionë euro.

Sfidanti.al