Jo gjithmonë kjo skuadër ia ka dalë që ta bëjë. Milanoja zikaltër nuk ka qenë e njohur shpesh për ciklet fituese, dhe më i madhi mbetet ai i viteve 60-të kur u fituan tituj dhe dy kupa të kampionëve me Helenio Herrerën. Xhovani Trapatoni nuk pati vazhdimësinë që njohu tek Juvja, as Zhoze Murinjo sepse u largua shpejt tek Reali, ndërsa titujt pas Kalçopolit ishin të tillë që nuk u vlerësuan si epokë sepse Juventusi zbriti nga kategoria dhe Europa ishte një mirazh.
Gjithsesi, sot Antonio Konte ka mundësi të hapë një epokë tek Interi. Kampionati është shumë pranë për t’u fituar, ndërsa me përbërjen e skuadrës, shpresat janë krejt reale. Në ekip janë Romelu Lukaku, Lautaro Martinez, Barela dhe Ashraf Hakimi, lojtar me klas të madh dhe moshë të përshtatshme. Po ashtu janë të tillë si Bastoni (21 vjeç), Eriksen (29), Sensi (25), Shkriniar (26), Brozoviç (28) apo De Vraj (29) dhe Handanoviç është gjithnjë një garanci pavarësisht moshës, sepse në fund të fundit është portier. Për të ardhmen, nuk dihet se çdo të bëjë Lautaro që është kërkuar nga klube jashtë Italisë, e Konte thotë se “e ka vetë ai në dorë”. Gjithsesi, fillisht duhet fituar ndaj Sasuolos për t’iu afruar më pranë titullit, e pastaj të mendohet për epokën.
Sfidanti.al