E pabesueshme nga Bale: Alienët ekzistojnë dhe po i mbajnë fshehur

Gareth Bale nuk ka asnjë dyshim; alienët ekzistojnë. Sulmuesi i Tottenham dhe shoku i tij i skuadrës, Joe Rodon ishte protagonist i një interviste dyshe e realizuar në kanalet zyrtare të klubit. Pyetjes për ekzistencën e UFO-ve, bale, ndryshe nga mbrojtësi që u tregua skeptik, foli me shumë bindje.

‘Sigurisht që ka shumë teori komploti, por ekzistojnë imazhet e UFO-ve të publikuara nga qeveria e SHBA. A janë false? Jo, janë të vërteta dhe janë publikuara nga qeveria-tha Bale

Bale duket se është shumë i përgatitur për këtë temë. Ndërsa Rodon theksion se nuk beson te format alternative të jetës, sulmuesi konfirmon qëndrimin e tij,

‘Alienët ekzistojnë në 100%,  jam i bindur-shtoi Gareth Bale-kush i piloton UFO-t?. Di që disa UFO ka mundësi që janë sekrete qeveritare, por unë e kam parë një të tillë njëherë. Alienët ekzistonë, po i fshehin’

Sfidanti.al