Covid-19 kthehet në dhomat e zhveshjes së Bayernit të Mynihut. Klubi bavarez konfirmoi pozitivitetin me coronavirus të Serge Gnabry i rezultuar nge testet antigen por që duhet ende të konfirmohet nga PCR. Vlen të kujtoher se Gnabry ishte i pari lojtar i Bayernit që në nëntor rezultoi pozitiv me Covid 19, por në atë kohë pozitiviteti i tij rezultoi të ishte fals. Nëse do të konfirmohet ky rezultat i dytë, atëherë Gnabry do të humbasë të dyja ndeshjet e fazës cerekfinale të Ligës së Kampioneve me Paris Saint Germainin
Pozitiviteti i Gnabryt është një dhimbje e vërtetë koke për trajnerin Hansi Flick për repartin e sulmit. Leëandoëski mungon për një muaj për shkak të një dëmimi në gju dhe Gnabry shihej si zëvendësuesi I polakut. Tani me shumë mundësi ai që do të nisë që nga minuta e parë ndeshjen e kësaj të mërkure do të jetë Choupo Moting që do të vihet përballë ish skuadrës së tij.
Sfidanti.al