Pike dhe Dembele janë dy shqetësimet e reja për Barcelonën

Mbrojtësi i qendrës është një problem më afatshkurtër, por gjithsesi jo i vogël sepse të shtunën luhet “El Klasiko”. Ai ka dhimbje në gju dhe sipas mediave është në dyshim të fortë nëse mund të paraqitet në fushë në stadiumin “Di Stefano” të Madridit. Pike i pati dhimbjet në gju të shtunën dhe nuk ishte e munduyr të bashkohej në seancën stërvitore me shokët e skuadrës. Sipas burimeve të gazetës “AS” në Barcelonë, mundësia që qendërmbrojtësi të luajë të shtunën në Madrid është tepër e largët.

Përsa i përket Usman Dembelesë, ai po i jep klubit një dhimbje koke të një lloji tjetër. Sulmuesi nuk po bindet që të bisedojë për rinovimin e ndoshta ka dëshirë që të largohet, ndërsa për ironi po luan sezonin më të mirë të karrierës në “Kamp Nou”. Më parë, ishte Barcelona që mendonte ta largonte francezin, ndërsa tani rolet kanë ndryshuar.

Sfidanti.al