‘Jam totalisht dakord me deklaratën e Pep Guardiolës. Nuk mund të mos konsiderohen sic duhet kampionatet kombëtare dhe tifozët e tyre’-Kështu shkruan në profilin e tij në Tëitter, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, një deklaratë që përkon me atë që bëri një ditë më parë trajneri i Manchester City.
‘Ka shumë ndeshje, FIFA dhe UEFA po i vrasin futbollistër-u shpreh Guardiola përsa i përket kalendarit të ngjeshur.
‘Këtë e them edhe unë që kur nisa të interesohesha për futbollin-vijon në postimin e tij De Laurentiis-më në fund një person inteligjent dhe I përgjegjshëm. Faleminderit Guardiola!’.
Sfidanti.al