Euro 2020 në Olimpico me publik; qeveria italiane dha miratimin e saj

Qeveria italiane miratoi praninë e publikut në  stadiumin Olimpico të Romës për ndeshjet e kampionatit Evropian që do të nisë në 11 qershor. Ministri i Shëndetësisë Speranza i dërgoi presidentit të Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina një shkresë me lejen e qeverisë, e cila do t’i dërgohet menjëherë UEFA. Tani do t’i takojë Komitetit Tekniko Shkencorë që të sqarojë protokollet  e sigurisë për zhvillimin e eventeve

Leja e qeverisë për të lejuar publikun në stadium për ndeshjet e evropianit vjen vetëm pak orë përpara skadencës së afatit të përcaktuar nga UEFA për qytetet pritëse të kompeticionit për të paraqitur protokollet sanitare që lejojnë hapjen e plotë ose të pjesshëm të stadiumeve dhe në një ditë ku të tjera realitete evropiane si Gjermania e kanë të vështirë qëgjejnë një marrëveshje

Sfidanti.al