Neymar shënoi 2 gola në sfidën e fituar 5-1 nga Brazili kundër Bolivisë duke u bërë automatikisht golashënuesi më i mirë i historisë së Selecaos e duke lënë pas legjendën Pele.Lojtari i Al-Hilal realizoi dy gola dhe dhuroi gjithashtu një asist duke konfirmuar rikthimin në formë të plotë pas dëmtimit të gjatë në gju.
Me dygolëshin e shënuar në mëngjesin e së shtunës, 31-vjeçari shkon në kuotën e 79 golave, dy më shumë se legjenda e Brazilit.
Një rekord për Neymar që kalon një nga emrat më të mirë të historisë së futbollit, edhe ai i rritur në radhët e klubit të Santosit. Kundër Bolivisë ra në sy dhe ylli i Real Madrid, Rodrygo i cili shënoi dhe 2 gola, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti dhe Raphinha
Sfidanti.al