Yann Sommer e pranon që Interi është një kapitull interesant

Portieri Yann Sommer, i transferuar nga Bayern Munchen te Inter gjatë kësaj vere, foli nga kampi stërvitor i Zvicrës edhe për këtë ndryshim të madh që bëri gjatë kësaj vere duke u larguar pas shumë vitesh nga Gjermania. Ai e pranon që transferimi në Serie A ishte lëvizja e duhur.

 “Është një sfidë e re, i ka dhënë edhe më shumë entuziazëm karrierës sime. Në Bayern kam pasur një kohë shumë të vlefshme dhe të suksesshme, por tani kam ardhur në Milan për të qenë numri 1 dhe kjo i ndryshon gjërat shumë”, deklaroi numri 1 i portës helvete.

Sfidanti.al