Polonia nuk është në alarm, Zielinski do të zbresë në “Arenën Kombëtare”

Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski është lojtari që ka mbajtur në ankth Kombëtaren e Polonisë gjatë orëve të fundit për shkak të një dëmtimi të pësuar. Mesfushori kampion i Italisë është shumë i rëndësishëm në radhët e Polonisë, kundërshtari i radhës i Shqipërisë në kualifikueset e EURO 2024.

Në seancën stërvitore të fundit ai largua përpara se ajo të përfundonte, por burimet pranë përfaqësueses polake kanë bërë me dije se ai nuk ka asnjë problem. Kwiatkowski, zëdhënës i Polonisë u shpreh se lajmet për një dëmtim të Zielinskit nuk janë të vërteta dhe se ai do të jetë në Tiranë. “Është e vërtet që Zielinski e përfundoi stërvitjen më herët, por vetëm disa minuta para se ajo të mbyllej. Lojtari thjesht u ndje i lodhur, kjo ndodhë në një periudhë të tillë”, deklaroi ai.

sfidanti.al