Neuer rikthehet në stërvitje pas 10 muajve mungesë

Pothuajse dhjetë muaj pas një dëmtimi të rëndë në gjurin e tij të djathtë, portieri gjerman Manuel Neuer mori pjesë për herë të parë në një stërvitjen e Bayernit Munchen. Ka qenë vetë klubi që të enjten ka njoftuar rikthimin e madh në kampin bavarez. “Është një ndjesi e mrekullueshme të kthehem në fushë me shokët e mi. Ky moment më bëri të lumtur”, ka thënë Neuer pas stërvitjes.

Me portierët Sven Ulreich dhe Daniel Peretz në pjesën e parë të stërvitjes, Neuer ishte në portë gjatë stërvitjeve me lojtarë. Gardiani i Kombëtares Gjermane u dëmtua rëndë në fillim të dhjetorit 2022 ndërsa po bënte ski në një resort malor gjatë pushimeve që pasuan Kupën e Botës.

sfidanti.al