“Fenway Sports Group”, aktualisht pronarë të Liverpool, kanë rënë dakord t’i shesin një pjesë të vogël të aksioneve me vlerë 82-164 milionë pound pikërisht tek një prej firmave globale të investimeve sportive. Marrëveshja i jep fund kërkimit për investime të reja nga FSG që kërkonte të mbante pronësinë e pjesës më të madhe të të kuqve. Investimi i ri do të përdoret kryesisht për të shlyer borxhin bankar të klubit që është grumbulluar që nga pandemia.
“Angazhimi ynë afatgjatë ndaj Liverpool-it mbetet i fortë si kurrë më parë”, tha presidenti i FSG, Mike Gordon. “Ne kemi thënë gjithmonë se nëse ka një partner investimi që është i duhuri për Liverpool-in, atëherë ne do të ndjekim mundësinë për të ndihmuar në sigurimin e qëndrueshmërisë financiare afatgjatë të klubit dhe rritjen e ardhshme”, u shpreh Gordon. Ka pasur shumë spekulime gjatë 12 muajve të fundit në lidhje me qëllimet e FSG-së për Liverpool-in pas një historie që ata po konsideronin një shitje të plotë të klubit që ata blenë për 300 milionë paund në tetor 2010.
sfidanti.al