Në Spanjë janë shqetësuar shumë sepse një zë tepër autoritar ka dalë e ka folur, duke treguar se kampioni i botës po afrohet me kryeqytetasit e Francës. Kilian Mbape mund të mbetet tek Paris SG, të paktën sipas fjalëve të mamasë së tij, Fajzal Lamari. “Po bisedojmë me PSG-në për rinovimin dhe gjithçka po ecën mirë, – thotë ajo, – nuk e di nëse do të ketë marrëveshje, por e sigurt është që Kiliani do të japë gjithçka për të fituar Championsin”. Më tej, mamaja thotë diçka shumë interesante për të birin. “Me Kilianin asnjëherë nuk i dihet, – u shpreh ajo, – ndryshe mund të jetë në mbrëmje, ndryshe në mëngjes. Ka arritur të thotë se edhe mund ta lerë fare futbollin nëse nuk do të ndihet i lumtur”. Të shohim sesi do të gdhihet Mbapeja mëngjesin kur duhet të vendosë se ku të vazhdojë karrierën.
Sfidanti.al