Pronarët e klubit natyrisht duhet që të mendojnë për xhepin e tyre. Kjo është normale, por po ashtu duhet ta kuptojnë se nënjë biznes që është klub futbolli, dhe që ka miliona tifozë në Angli dhe plot 300 milionë e më shumë në të gjithë botën, duhet të sillen ndryshe. Mediat angleze raportojnë se familja amerikane Glejzër, pronare e aksioneve të Mançester Junajtidit, ka fituar mbi 200 milionë paundë stërlina nga shitja e një pjese të aksioneve, por nga këto para asnjë “peni” nuk do të shkojë për të financuar skuadrën apo klubin në përgjithësi. Tifozët i “djajve të kuq” nuk i duan fare miliarderët Glejzër dhe shpes kanë bërë protesta kundër tyre, e fundit kur u botuan planet për Superligën Europiane.
Sfidanti.al