Këto janë fjalë të ish-agjentit të brazilianit, Vagner Ribeiro, ndërsa ai ka pranuar të flasë për ESPN-së, pra televizionit të njohur amerikan. “Vitin e kaluar kam qenë disa herë në Madrid, – u shpreh Ribeiro, – në muajin maj isha në zyrën e Florentino Perezit, i cili më tha se e kishte ëndërr që të merrte Nejmarin. Kjo gjë do të kishte ndodhur, nëse klubi (madrilen) do t’ia kishte dalë mbanë.
Nejmari vazhdimisht ka theksuar (sipas mediave) se dëshiron kthimin tek Barcelona, ndërsa nuk ndihet i lumtur tek Paris SG, por mediat shkruan që vitin e kaluar se ai ishte shumë pranë Realit. Këto zëra nuk paskan qenë “pa gjë”, të paktën sipas pohimit të ish-agjentit. PSG pagoi 222 milionë euro në 2017, ndërsa Reali do të kishte qenë i detyruar për të paguar më shumë. Gjithsesi, sheikët e klubit francez nuk pranuan ta humbisnin Nejmarin.
Sfidanti.al