Nejmar në dilemë, por çfarë do të zgjedhë ylli i Barcelonës?

Dyqind milionë euro për një lojtar është një shumë përtej fjalës “e madhe”. i afrohet cilësimi në anglisht “massive”, pra vërtet gjigande, dhe kjo është shuma që Mançester Junajtid është gati të paguajë për Nejmarin. Barcelona dhe ylli brazilian mund të vihen përpara një dileme vërtet të vështirë për t’i dhënë “karar”. Së pari, 200 milionë është klauzola e shitjes së Nejmarit sipas kontratës në “Kamp Nou”, dhe nëse Junajtid do ta ofronte këtë shumë, do të ishte hera e parë që një klauzolë e tillë do të kishte një klub gati për ta paguar. Në këtë rast, katalanasit nuk do të kishin mundësi të kundërshtonin, pasi e zeza është shkruar mbi të bardhë.

Nejmar, ndërkaq, duhej të merrte një vendim për të ikur nga kampionati më fitues në botë, në aspektin sportiv, në atë më fitues në aspektin komercial dhe të shikueshmërisë. Askush në Europë nuk ka fituar si skuadrat spanjolle këto vite, me Barcelonën, Realin, Atletikon apo Valencian, por edhe me pretendentë të tillë si Bilbao, Valencia apo edhe Selta e Vigos. Në asnjë ligë tjetër nuk gjen kaq yje sa në Spajnë, dhe askush nuk mund të  barazohet me Realin e Barcelonën për prestigj.

Gjithsesi, rroga në “Old Traford” do të ishte e jashtëzakonshme, 25 milionë euro, apo 500 mijë euro në javë, shumë pranë asaj të Karlos Tevezit në Kinë. Çfarë do të vlerësojë më shumë Nejmari? Përsa i përket vlerësimin, braziliani e pëlqen Premier Ligën dhe këtë e ka shprehur hapur, duke thënë se “një ditë do të më pëlqente të luaja atje”.

Sfidanti.al