Klubi është i madh, tepër i madh, dhe është në gjendje të zbatojë një politikë të vetën, thuajse i pandikuar nga ambienti i jashtëm. Reali i Madridit nuk është i tillë që bie përtokë dhe bën çdo çmenduri për cilindo yll të shkëlqyer të futbollit botëror, dhe kështu duket se do të ndodhë edhe në lidhje me yllin Kilian Mbape. E përditshmja “Marka” titullon se “Mbape do të jetë si Kristiano”, pra që Reali nuk do të bëjë çmenduri për t’i marrë apo për t’i pasur. Në 2018, CR7 kërkoi një rrogë shumë më të lartë, por presidenti Perez nuk deshi t’ia jepte, ose ndoshta nuk pati mundësi. Kjo ngjau në maj të këtij viti me Mbapenë, që rinovoi me Paris SG pasi iu ofrua një kontratë e jashtëzakonshme. Edhe nëse Mbape largohet nga PSG në 2024, vështirë që të kalojë në “Bernabeu” sipas kushteve të tij.
Sfidanti.al