Tifozët e Atletikos e quajnë Vinisiusin “majmun”; Simeone: Kjo është shoqëria që kemi!

Ka të drejtë trajneri argjentinas, dhe sinteza e tij i përgjigjet të vërtetës dhe asaj që “nuk i bihet murit me kokë”. Një pjesë e publikut në Spanjë, ashtu si edhe në vende të tjera të Europës apo edhe të botës, ka formim me bazë të fortë raciste, siç e tregoi edhe fillimi i derbit të Madridit në “Uanda Metropolitano”, ku nje pjesë e tifozëve të Atletikos sulmuan dhe ofenduan me fjalë sulmuesin e Realit, Vinisius. “Ti je një majmun”, “ti duhet të vdesësh” ishin disa nga shprehjet “elegante” të përdorura, por siç e pohon Diego Pablo Simeone, “kjo është shoqëria që kemi”. Se përse është kështu, sesi mund të ndryshojë dhe kur mund të ndodhë kjo gjë, këto janë pyetje për përgjigjet e të cilave nuk dalin as “1 000 net dimri”, ndaj edhe fjalia e Simeones përmbledh gjithçka. As gjobat dhe as policia e gjykatat nuk mund të bëjnë punë, vetëm njohja globale, arsimimi i thellë dhe punësimi i mirë mund ta shërojnë plagën.

Sfidanti.al