Po flitej shpesh për kroatin se nuk ishte më ai i dikurshmi, sidomos pas stërlodhjes që pati në Kupën e Botës me kombëtaren e vendit të tij. Po thuhej se tek Reali stafetën do ta merrnin gradualisht mesfushorët e tjerë si Çuameni, Valverde dhe pritej Belinghami. Gjithsesi, paraqitja e Luka Modriçit në “Anfild” ndaj Liverpulit ishte e tillë që meritoi gjithë lavdërimet, aq sa e përditshmja spanjolle, “Marka”, shkruajti se “kroati pati një rebelim”. Sipas “Markës”, kroati deshi të tregonte se i mbetet ende shumë për të treguar në futboll, ndërsa komenti është që atij nuk i pëlqen që të flasë për rinovimin e kontratës që përfundon në verë, dhe për heshtjen e deritanishme të Realit.
Sfidanti.al