Klopi: Ju lutem, më bëni më shumë pyetje për lojtarët e Realit!

Ishte një moment gjatë konferencës për shtyp kur trajneri i Liverpulit u ngacmua për mesfushorin kroat të madrilenëve. “Nëse ju do të ishit në vend të drejtuesve të Realit, a do t’i jepnit një kontratë të re Luka Modriçit?”, ishte pyetja. Jurgen Klopi, edhe pse i mërzitur dhe i dëshpëruar, gjeti kohën për të dhënë një përgjigje me humor, siç i takonte situatës. “Ju lutem, më bëni më shumë pyetje për lojtarët e Realit”, – tha ai, ndërsa shtoi se këto nuk ishin pjesë e shqetësimeve të tij.

Sfidanti.al