Laporta në kundërsulm: Nuk do të largohem nga Barcelona!

Në Katalonjë gjithë këtë histori për korruptimin e ish-shefit të arbitrave e cilësojnë një komplot për t’i prishur punë ekipit të tyre të zemrës. Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, akuzoi La Ligën se po përpiqet të dëmtojë klubin dhe skuadrën, pikërisht në momentin që është në krye të renditjes. Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, u shpreh se Laporta ose duhet të japë sqarime, ose të dorëhiqet. “Nuk iki nga Barcelona se kështu i pëlqen Tebasit”, – ishte përgjigja e numrit 1 katalanas.

Sfidanti.al