Në Spanjë thonë se asgjë nuk ka ndryshuar për Kilian Mbapenë

Edhe vetë fakti se ka qenë në Madrid tregon diçka, madje jo pak. Kanë shpresë tek Reali se me të vërtetë Kilian Mbapeja do të sendërtojë atë që ka pasur dëshirë këta dy vjet, që të luajë sezonin e ardhshëm në “Santiago Bernabeu”. Mediat e kryeqytetit spanjoll shkruajnë se kampioni i botës ka qenë në Madrid bashkë me Ashraf Hakimin, dhe ka informuar drejtuesit “merenges” se asgjë nuk ka ndryshuar lidhur me të, se dëshira e tij mbetet që të luajë tek Reali, dhe se kjo mund të bëhet e njohur që nga data 1 korrik kur përfundon kontrata e tij me Paris SG. Në Francë ishte shkruar shumë për një afrim të 23-vjeçarit me PSG-në, dhe për një rinovim të mundshëm. “Marka” pohon se në Madrid ka qenë edhe presidenti i parizienëve, Al Helaifi. Ndoshta do të duhet të presim 1 korrikun për të mësuar më shumë.

Sfidanti.al