Në Francë besojnë se Mbape nuk ka koronavirus, por a mund të luajë?!

Shëndeti i tij vjen i pari, dhe gazeta “L’Ekip” shkruan se testet janë bërë dhe kanë dalë negative. Kilian Mbape edhe mund të sëmuret, edhe mund të mbetet 2 ditë pa stërvitje, dhe në këto kohë “kolere” mendja të shkon direkt tek sëmundja e “modës”, koronavirusi. Jo, të thonë nga Franca, Mbape është negativ për koronavirus, por thjesht i dhemb gryka dhe ka temperaturë. Shqetësimi i parë mund të quhet i zgjidhur, ndërsa i dyti (më i vogël) mbetet gjithsesi. Trajneri Tomas Tuhel mund të mos e ketë yllin 21-vjeçar për sfidën vendimtare ndaj Dortmundit në Champions, dhe kjo do të ishte një goditje e rëndë pasi në “Park dë Prinses” do të mungojnë edhe tifozët. Sido që të jetë, koronavirusi nuk mund të mos ndihet këto kohë.

Sfidanti.al