Gjithë Europa, madje gjithë bota, po nuk po di se ku të fshihet e sesi të shpërndahet sa më larg nga koronavirusi, por kjo nuk vlen për tifozët e futbollit. Këta besimtarë modernë, që kanë për fe sportin e tyre të zemrës, ndaj nuk duan t’ia dinë edhe nëse u rrezikohet jeta, dhe kjo mbetet gjëja më e bukur e ultrasve. Kështu vepruan tifozët e Valencias, të cilët u mblodhën me qindra, pse jo me mijëra, pranë stadiumit “Mestaja”, ku autoritetet nuk i lejonin që të hynin për t’u ruajtur nga virusi.
“Ju doni të na mbroni dhe të na lini pa futboll, por ne më mirë rrezikojmë jetën sesa të jemi larg skuadrës së zemrës”, dukej sikur thoshte grumbullimi i tyre. Për fat të keq, Valencia nuk ia doli dot që të kualifikohej për në çerekfinale të Championsit, madje humbi sërish ndaj Atalantës italiane, këtë herë 3-4. Ndoshta, me tifozët në stadium do të kishte qenë ndryshe. Le t’i kishin lejuar, në fund të fundit ata u grumbulluan pranë njëri-tjetrit.
Sfidanti.al