Tifozet e Atalantes, vlera e rimbursimit të biletave shkon për spitalin e Bergamos

Tifozët e Atalantës I bashkohen luftës kundër coronavirusit dhe këtë e bëjnë me anë të një gjesti solidariteti. Grupimi I tifozëve të Sektorit të Veriut vendosi që vlerën e përfituar nga rimbursimi I biletave të ndeshjes me Valencian t’ia dhurojë Spitalit të Bergamos.

Është kjo një nismë e rëndësishmet e ndërmarrë nga tifozët zikaltër për të ndihmuar konkretisht personelit shëndetësor të impenjuar në luftën ndaj përhapjes së virusit Covid-19. Mësohet se vlera e mbledhur nga rimbursimi I biletave të sfidës mes Valencias dhe Atalantës për tifozët italianë shkoi në 40 mijë Euro.

Sfidanti.al