Nuk hahet gjithnjë e njëjta gjellë, sikur thotë Liga e Kampionëve. Ja pra një menu ndryshe me Atalantën dhe Lajpcigun për herë të parë në çerekfinale. E para eleminoi Valencian duke e mundur për së dyti, këtë herë në Spanjë, ndërsa të dytët kaluan Totenhemin e Zhoze Murinjos, gjithashtu me dy fitore. Italianët ia dolën 4-3 në “Mestaja”, ndërsa kishin triumfuar 4-1 në “San Siro”. i ndihmoi padyshim fakti që ishin pa tifozë, por nuk ishte kjo arsyeja kryesore që fituan, ndërsa slloveni Josip Iliçiç realizoi katër herë. Gjermanët mposhtën thellë anglezët 3-0, edhe pa golat e Timo Vernerit. Shënuan me anë të Marsel Zabicerit (2 herë) dhe Emil Forsbergut, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar 1-0.
Skuadra italiane është habia më e madhe e futbollit kontinental, e tillë që po çmerit të madh e të vogël, pak më ndryshe sesa Lajpcigu i fuqizuar nga paratë e Red Bullit. Bergamaskët janë produkt “puro” i futbollit. Sportielo në portë, Palomino, Kaldara, BERAT GJIMSHITI, Robin Gosens, Remo Frojler, Marten de Ron, Hans Hateber, Mario Pashaliç, Alehandro “Papu” Gomez, Josip Iliçiç ishin heronjtë titullarë, ndërsa Rusllan Malinovski, Adrien Tameze dhe Duvan Zapata hynë në fushë si zëvendësues.
Sfidanti.al