Ne, Ceferin dhe Rubiales…

Arrestimi Luis Rubiales menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Madridit është lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit në arenën ndërkombëtare ku Spanja duket se po kompleton misionin e çmontimit të “baronëve” të futbollit në vendin e saj, duke i hapur rrugë një cikli të ri. Iberikët u ngjitën mbi paragjykimet dhe forcën e njerëzve të pushtetshëm të futbollit, ndërsa Tebas në krahun tjetër dhe Perez apo Laporta janë në një duel të hapur dhe betejë që duket se nuk ka fund por që në final, i jep shumë moral lojës dhe e bën më të besueshme atë. Në Spanjë ka edhe nga ata që kanë mendim ndryshe, ashtu siç ndodh shpesh herë edhe në Itali apo në Angli ku rrymat përplasen shpesh herë dhe kjo vetëm sa e rigjeneron dhe e bën më tërheqëse lojën.

Po në Shqipëri apo në UEFA? Mjafton të kujtojmë që Armand Duka me 5 mandate këtu tek ne, zëvendësoi Rubiales në UEFA. Një shqiptar për një spanjoll. Fitore ndaj iberikëve? Me siguri “po”, por për UEFA-n që i tregoi derën një njeriu të fortë por e plotësoi vendin me besnikun më të devotshëm të institucionit. Në një kohë që futbolli në vendin tonë,  ndiqet vetëm nga një grup njerëzish me interesa të ngushta me lojën dhe po braktiset masivisht nga tifozët, si për ironi, dielli i njeriut që zëvendësoi Rubiales , por shkëlqen sikur i perket një bote tjetër …

 

Nga Pirro Bardhyli